BK-Fas Shine

Home/Bekatherm/Ngjyra Fasaduese/BK-Fas Shine

BK-Fas Shine

Lyrësi transparent me efekt metalik

PËRDORIMI


BK-Fas Shine është shtresë lyrëse transparente, dekorative me grimca vezulluese që japin efektin e shkëlqimit metalik. Rekomandohet për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm. Lyrësi është i papërshkueshëm nga uji dhe i qëndrueshëm ndaj motit.

PËGATITJA DHE VENDOSJA


Para përdorimit, përzieni masën në kovë me një përzierës me shpejtësi të ulët. BK-Fas Shine është gati për përdorim dhe përdoret pa i shtuar ujë. Aplikohet me rul ose me një spërkatës-kompresor (pistoleta për ngjyrë me hundëz 4 mm) në rast presioni prej 2-4 bar. Kur e aplikoni, kushtojini vëmendje shpejtësisë së njëtrajtshme të lëvizjes dhe distancës së njëtrajtshme nga sipërfaqja.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT


Temperatura e ajrit dhe shtresës gjatë vënies duhet të jetë në kufijtë nga +5 ºC deri në +30 ºC. Lyrësi është i thatë në prekje pas 8-10 orësh, varësisht nga kushtet në vendin e montimit. Lagështia e lartë dhe temperaturat e ulëta mund të çojnë në tharje më të gjatë dhe ndryshime në pamjen e lyrësit. Efekti i plotë i shtresës arrihet në sipërfaqet e ekspozuara ndaj diellit.

SHPENZIMI


100-150ml/m² varësisht nga trashësia e shtresës dhe teknikës së aplikimit.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA


Afati i përdorimit: 18 muaj. Data e prodhimit është shtypur në ambalazh. Ruhet në temperatura nga +5 ºC deri në +25 ºC, të mbrojtura nga rrezet e diellit dhe ngricat.

PAKETIMI


15 l

DOWNLOAD:

Lista teknike

Lista e sigurisë

Kontaktoni tani
1
Përshendetje!
Faleminderit që zgjodhët Holding BK Albania!
Si mund t'ju ndihmojmë?