BK-FAS SILICAT

Home/Bekatherm/Ngjyra Fasaduese/BK-FAS SILICAT

BK-FAS SILICAT

Dispersion silikat për mure të jashtëm

PËRDORIMI


Bojë dispersive silikate për mbrojtjen dhe dekorimin e mureve të brëndshëm dhe të jashtëm, e cila karakterizohet me depërtueshmëri të shkëlqyer të avullit dhe aftësi mbuluese. Për arsye të mënyrës së veçantë të lidhjes me sipërfaqen, është e përshtatshme për përdorim gjatë sanimit të fasadave të objekteve të vjetra dhe monumenteve të kulturës. E qëndrueshme ndaj rrezeve UV dhe ndikimeve atmosferike.

PËGATITJA DHE VENDOSJA


Sipërfaqja në të cilën vendoset boja duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-Grund Silicat. Përgatitja e bojës realizohet duke shtuar rreth 10% ujë (dmth. 0,5 l ujë për një paketim prej 5 kg, dmth. 0,8 l ujë për një paketim prej 8 kg, dmth. 2,5 l ujë për një paketim prej 25 kg), me përzierje të mirë deri në homogjenizim të plotë. BK-Fas Silicat zakonisht vendoset me rrul me fije të gjata me dy shtresa. Shtresa e dytë vendoset pas tharjes së plotë të shtresës së parë që në kushte normale (T=+23-25°C lagështia relative e ajrit=50-60%) kërkon 4-6orë. Është e nevojshme të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin kohën e tharjes dhe mund të ndikojnë në njëtrajtshmërinë e nuancës. Gjatë aplikimit është i domosdoshëm përdorimi i perdeve mbrojtëse. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E VENDOSJES


Nga +15°C deri +30°C, lagështia relative jo më e madhe se 70%. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë.

HARXHIMI


Rreth 0.35 kg/m², në varësi të thithshmërisë dhe ashpërsisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA


12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

PAKETIMI


5 kg; 8 kg; 25 kg

DOWNLOAD:

Lista teknike

Atest

Lista e sigurisë

Kontaktoni tani
1
Përshendetje!
Faleminderit që zgjodhët Holding BK Albania!
Si mund t'ju ndihmojmë?