BK HidroStop 2
Home/Floor/Masa hidorizoluese/BK HidroStop 2
BK HidroStop 2
Lyerje fleksibile dykomponentësh hidroizolues
PËRDORIMI
Masë polimerçemento, hidroizoluese, me dy komponentë për mbrojtjen horizontale dhe vertikale të sipërfaqeve nga lagështia. Përdoret për hidroizolimin e sipërfaqeve ku është e mundshme lagështia: kuzhina, banjoja, kabina e dushit, pishina, podrumet, ballkoni etj. Ka për qëllim përdorimin e brënshëm dhe të jashtëm, në presionin pozitiv dhe negativ të ujit ≤ 1,5 bar. Është e përshtatshme për izolimin e sipërfaqeve të cilat janë në kontakt direkt të vazhdueshëm me ujin.
PËGATITJA DHE VENDOSJA
Sipërfaqja në të cilën vendoset BK-HidroStop 2 duhet të jetë e fortë, e pastruar nga pluhurat, yndyrat, myku dhe pjesët e lidhura jo mirë. Para aplikimit të hidroizolimit, ju rekomandojmë të trajtoni nënshtresën me BK-Ultra Primetë. Në rast të nënshtresave të vjetra ose me absorbim të pabarabartë, si edhe në rast të sipërfaqeve poroze me absorbim të lartë, nënshtresa duhet trajtuar me BK-Ultra Prime, më së voni 4 orë para aplikimit të hidroizolimit. Në rast të sipërfaqeve që shqiten, gërryhen dhe/ose pluhurohen, duhet të mënjanohen pjesët e lidhura dobët para se të kryhet impregnimi me BK-Penetrat. Sipërfaqet prej betoni duhet të lahen mirë me ujë të nxehtë, me qëllim për të mënjanuar papastërtitë e pranishme, dhe pas kësaj të trajtohen me BK-Beton Kontakt. Përgatitja e masës kryhet me përzierje të lehtë të komponentit A në formë pluhuri me komponentin B të lëngshëm, duke mos shtuar ujë. Masa të homogjenizohet mirë. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 5 min. dhe pastaj të përzihet përsëri. Aplikimi bëhet me furçë, me dy shtresa, me procedurë të tërthortë. Sipas nevojës mund të aplikohet edhe shtresa e tretë. Trashësia e një shtrese duhet të jetë përafërsisht rreth 1-2 mm, dhe shtresa tjetër vendoset pas forcimit të shtresës paraardhëse. Masa e përgatitur të përdoret për 1 orë. Shtresa hidroizoluese duhet mbrojtur nga tharja e shpejtë. Pasi që të kalojnë 12h nga vendosja e shtresës së fundit, sipërfaqja është e gatshme për t’u vendosur qeramika (për ngjitje duhet të përdoren ngjitës fleksibil SiproFix BK-110 Flex, BK-160 Super Flex, BK-155 Rapid White, BK-170 Elastic ose BK-160 White). Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
KONSUMI
Rreth 1,50 kg/m²/mm, në varësi të cilësisë së sipërfaqes.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin original në ambient të thatë në paleta.
PAKETIMI
Komponenti A – 16,6 kg Komponenti B – 5 kg