BK HidroStop 5/5

Home/Floor/Masa hidorizoluese/BK HidroStop 5/5

BK HidroStop 5/5

Lyerje fleksibile hidroizoluese dykomponentëshe

PËRDORIMI


Shtresë polimerçemento, hidroizoluese, fleksibël me dy komponentë për mbrojtjen vertikale dhe horizontale të sipërfaqeve nga lagështia. Përdoret për hidroizolimin e sipërfaqeve ku është e mundshme lagështia: kuzhina, banjoja, kabina e dushit, pishina, podrumet, ballkoni etj. Ka për qëllim përdorimin e jashtëm dhe të brënshëm, në presionin pozitiv dhe negativ ≤ 1,5 bar.

PËGATITJA DHE VENDOSJA


Sipërfaqja në të cilën vendoset BK-HidroStop 5/5 duhet të jetë e fortë, e pastruar nga pluhurat, yndyrat, myku dhe pjesët e lidhura jo mirë. Para aplikimit të hidroizolimit, ju rekomandojmë të trajtoni nënshtresën me BK-Ultra Prime- të. Në rast të nënshtresave të vjetra ose me absorbim të pabarabartë, si edhe në rast të sipërfaqeve poroze me absorbim të lartë, nënshtresa duhet trajtuar me BK-Ultra Prime- të, më së voni 4 orë para aplikimit të hidroizolimit. Në rast të sipërfaqeve që shqiten, gërryhen dhe/ose pluhurohen, duhet të mënjanohen pjesët e lidhura dobët para se të kryhet impregnimi me BK-Penetrat. Sipërfaqet prej betoni duhet të lahen mirë me ujë të nxehtë, me qëllim për të mënjanuar papastërtitë e pranishme, dhe pas kësaj të trajtohen me BK-Beton Kontakt. Përgatitja e shtresës realizohet me shtimin e komponentit A të pluhurt në komponentin B e lëngët, duke e përzier deri sa të bëhet plotësisht homogjene. Masa duhet lënë të qëndrojë rreth 5 min. dhe pastaj të përzihet përsëri. Masa e përgatitur duhet harxhuar për 1 orë. Masa vendoset me furçë me dy shresa (sipas nevojës edhe tre) me një procedurë të tërthortë deri sa të mbulohet e gjithë sipërfaqja. Trashësia e një shtrese duhet të jetë rreth 1 mm, shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së plotë të shtresës së parë. Shtresa hidroizoluese duhet mbrojtur nga tharja e shpejtë (dielli, era). Pasi që të kalojnë 12h nga vendosja e shtresës së fundit, sipërfaqja është e gatshme për t’u vendosur qeramika (për ngjitje duhet të përdoren ngjitës fleksibil SiproFix BK-110 Flex, BK-160 Super Flex, BK-155 Rapid White, BK-170 Elastic ose BK-160 White). Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT


Nga +5°C deri +25°C.

KONSUMI


Rreth 1,4 kg/m2/mm,, në varësi të cilësisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA


12 muaj në paketimin original në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMI


10 kg

DOWNLOAD:

Atest 1

Lista e sigurisë komp. A

Lista teknike

Lista e sigurisë komp. B

Kontaktoni tani
1
Përshendetje!
Faleminderit që zgjodhët Holding BK Albania!
Si mund t'ju ndihmojmë?