BK-MICROFAS ACRYL

Home/Bekatherm/Ngjyra Fasaduese/BK-MICROFAS ACRYL

BK-MICROFAS ACRYL

Dispersion akril me mikrofibra për muret e jashtme

PËRDORIMI


Bojë akrile dispersive me mikrofibra për mbrojtjen dhe dekorimin e fasadave të reja dhe të vjetra. Është prodhuar me lëndë të parë të cilësisë së lar të, ka aftësi mbuluese dhe jodepërtueshmëri nga uji të shkëlqyer, është e qëndrueshme ndaj rrezatimit UV dhe ndikimeve atmosferike. Ky produkt mbulon mirë plasaritjet e holla në suvatim (max. 0,5 mm) dhe në këtë mënyrë parandalon paraqitjen e plasaritjeve të mëvonshme ose kalimet e dukshme në sipërfaqet përfundimtare.

PËGATITJA DHE VENDOSJA


Sipërfaqja në të cilën vendoset dispersioni duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-MicroGrund Universal. Përgatitja e bojës realizohet duke i shtuar 5-10% ujë (0,25-0,5 l ujë për një paketim prej 5kg, 0,4-0,8 l ujë për një paketim prej 8kg, 1,25-2,5 l ujë për një paketim prej 25kg), me përzierje të mirë deri në homogjenizim të plotë. BK-MicroFas Acryl zakonisht aplikohet me rrul me fije të gjata me dy shtresa me procedurë të tërthortë. Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së plotë të shtresës së parë që në kushte normale (T=+23-25°C, lagështia relative e ajrit = 50-60%) kërkon 4-6orë. Është e nevojshme të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme me “rrul plot” në mënyrë që të shmanget grupimi i mbushjes në një vend. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT


Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA


18 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.

PAKETIMIN


5 kg; 8 kg; 25 kg

DOWNLOAD:

Lista teknike

Atest

Lista e sigurisë

Kontaktoni tani
1
Përshendetje!
Faleminderit që zgjodhët Holding BK Albania!
Si mund t'ju ndihmojmë?