BK-Parket Fix
Home/Floor/NGJITËS PËR PARKET/BK-Parket Fix
BK-Parket Fix
Monokomponente ngjitës për parket
PËRDORIMI
Ngjitës sintetik me bazë emulsioni polimer që ka për qëllim ngjitjen e parketeve klasikë dhe laminatë në sipërfaqe çementoje, betoni dhe druri. Karakterizohet me ngjitshmëri të shkëlqyer mbi sipërfaqe dhe fleksibilitet të mirë.
PËGATITJA DHE VENDOSJA
Sipërfaqja në të cilën vendoset ngjitësi duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe pa mbetje vaji dhe boje të vjetër. Para vendosjes së parketit duhet bërë grundimi i sipërfaqes me BK-ParketFix të holluar me rreth 30 % ujë. Sipërfaqet çementoje nuk duhet të kenë më shumë se 3 % lagështi, ndërsa parketi jo më shumë se 8 %. Sipas nevojës ngjitësi mund të hollohet me një sasi të vogël uji deri 1 %, në mënyrë që të përshtatet trashësia. Ngjitësi aplikohet në sipërfaqe me një mistri me dhëmbë, me trashësi të dhtresës 3-5 mm. Masa të vendoset mbi sipërfaqe dhe të shtypet mirë. Lëmimi i parketit mund të bëhet të paktën 24 orë pas ngjitjes. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.
TEMPERATURA E APLIKIMIT
Nga +5°C deri +25°C.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
12 muaj në paketimin original. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.
KONSUMI
Rreth 1-1,2 kg/m², në varësi të llojit të sipërfaqes.
KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA
Deri në 9 muaj në paketimin original. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja. Data e prodhimit e shtypur në ambalazh.
PAKETIMI
5 kg; 8kg; 25 kg