BK-Terofa

Home/Bekatherm/Llaçet Përfundimtare Fasaduese/BK-Terofa

BK-Terofa

Suva minerale për fasadë për spërkatjen e mureve të jashtëm

PËRDORIMI


Llaç mineral i shtresëhollë në bazë të gëlqeres-çimentos me strukturën karakteristike të llaçit të injektuar, për të gjitha sipërfaqet e niveluara hollë me suva çementoje dhe çemento-gëlqerore, për përdorim të jashtëm dhe të brëndshëm.

PËGATITJA DHE APLIKIMI


Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, pa pjesë të lidhura dobët ose njolla yndyre. Para se të vendoset suvaja, baza është mirë që të lyhet me BK-Grund Universal. Me rastin e bazave me absorbim të fuqishëm, rekomandohet lyerja me BK- Nivelatorin, gjersa me rastin e bazave të dobëta e që shprishen, sipërfaqen duhet ta lyeni me BK-Penetrat para se të vendoset suvaja. Koha e tharjes së nënshtresës para aplikimit të llaçit është minimalisht 12 orë. Përgatitja realizohet duke shtuar rreth 28% ujë (7l ujë për 25 kg duke) me përzierje intensive deri në homogjenizim të plotë, masa të lihet të qëndrojë 10 min., dhe pastaj të përzihet edhe një herë. Masa aplikohet me spërkatje me dy shtresa, duke mbuluar të gjithë sipërfaqen. Shtresa e dytë aplikohet pas tharjes së pjesshme të shtresës së parë. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit.

TEMPERATURA E PËRDORIMIT


Nga +5°C deri +30°C. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë.

SHPENZIMI


Rreth 3,0-4,0 kg/m², në varësi të strukturës së dëshiruar dhe cilësisë së sipërfaqes.

KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA


12 muaj në paketimin origjinal në ambient të thatë në paleta.

PAKETIMI


25 kg

DOWNLOAD:

Lista teknike

Lista e sigurisë

Kontaktoni tani
1
Përshendetje!
Faleminderit që zgjodhët Holding BK Albania!
Si mund t'ju ndihmojmë?