PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM TERMOIZOLIMI?

SIGURIA NGA JASHTË, NGROHTËSIA BRENDA

Njeriu që në lashtësi ka ndërtuar objekte të banimit nga materiale të ndryshme, fillimisht për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Me kalimin e kohës ka filluar që ta përshtatë ndërtimin e objektit sipas kërkesave të tij, me qëllim që të përmbush nevojën për rehati.

Në kërkim të zgjidhjes, në të njëjtën kohë duke u kujdesur për natyrën, Bekament ka zhvilluar BEKATHERM sisteme të fasadave të cilët sigurojnë mbrojtje afatgjatë e të besueshme të objekteve afariste dhe të banimit nga ndikimet e atmosferës, por edhe rehatinë dhe ngrohtësinë e domosdoshme të cilat shtëpinë e shndërrojnë në vatër.

Sistemi termoizolues është njëri prej elementeve më të rëndësishme të secilës shtëpi, sepse e ruan nga ndikimet e motit sikurse të reshurat, erërat, ngricat, nxehtësisë dhe ndikimeve tjera të rrethinës si dhe jep pamjen e dëshiruar.

Me anë të fasadës, me rastin e mungesës së termoizolimit, një familje mesatare humb madje 30% të energjisë së nevojshme për ngrohje, kurse te ndërtesat e banimit, kjo përqindje mund të jetë edhe më e madhe. Roli i murit të jashtëm si element i mbështjellësit të objektit është që ta mbrojë nga nxehja e tepërt, humbja e nxehtësisë, nga ndikimet atmosferike si dhe të ketë aftësi të mira akumuluese me qëllim që brenda objektit të sigurohet rehatia termike por edhe akustike, me qëllim që të zvogëlohet harxhimi i lëndëve djegëse.

Efikasiteti energjetik nuk është më çështje e zgjedhjes individuale. Legjislacioni parasheh që secili objekt të fitojë “pasaportën energjetike”, certifikatën për tiparet energjetike të ndërtesës. Pa këtë certifikatë asnjë objekt i ri i ndërtuar nuk do të mund ta marrë lejen e shfrytëzimit. Qëllimi kryesor është që të çohet harxhimi i energjisë në minimum, ndërsa me këtë rast të mbahet ose të shtohet niveli i rehatisë.

Kur flasim për ndërtesat ose për shtëpitë që janë energjetikisht efikase, flasim për ndërtesat që nënkuptojnë kursim më të madh të energjisë për realizimin e nevojave jetësore. Këtu para së gjithash mendojmë në mbajtjen e temperaturës së këndshme, të ndriçimit dhe të kushteve tjera të domosdoshme për të qëndruar dhe për të punuar njerëzit në hapësirën e mbyllur.

Në ndërtesën e cila termikisht është e izoluar mirë, harxhimi i energjisë për ngrohje (dimrit) dhe për ftohje (verës) është më i vogël, ndërsa qëndrimi në të është më i këndshëm.

Ndërtesa efikase energjetike e ruan energjinë, jetëgjatësia e saj është dukshëm më e gjatë, ndërsa nuk duhet të anashkalohet edhe ndikimi direkt pozitiv në ruajtjen e mjedisit jetësor.

Pavarësisht se a bëhet fjalë për murosjen e shtëpisë apo ndërtesës, zgjidhjes së problemeve të efikasitetit energjetik në shtëpinë e vjetër familjare ose në ndërtesën e banimit, hapi i parë është gjetja e zgjidhjes së vërtetë për projektin aktual. Me rastin e zgjedhjes së materialit, përveç çmimit është e domosdoshme që të kujdesemi edhe për kualitetin dhe përmbajtjen e materialit i cili përdoret.

BEKATHERM sistemet termoizoluese të fasadave karakterizohen me kualitet të lartë të cilin e vërtetojnë rezultatet e testimeve kontrolluese nëpër institucionet zyrtare si në Serbi, ashtu edhe jashtë vendit si dhe certifikata për ETA standardin (Vlerësimi Teknik Evropian).

Ekonomik dhe i dëshmuar, BEKATHERM Standard me pllaka nga polistireni i ekspanduar (EPS) siguron efikasitet afatgjatë energjetik të objekteve me kursim të energjisë deri në 40% dhe me garanci deri në 25 vjet. Përveç Standard sistemit, kompania Bekament në ofertë ka edhe sistemet BEKATHERM Plus dhe BEKATHERM Prestige.

BEKATHERM Standard me pllaka nga polistireni i ekspanduar (EPS) siguron efikasitet afatgjatë energjetik të objekteve me kursim të energjisë deri në 40% dhe me garanci deri në 25 vjet.

Ju ftojmë të na vizitoni në rrjetet tona sociale  Facebook / Instagram dhe të ndani me ne se cilat janë, sipas mendimit tuaj, avantazhet e një sistemi hidroizolues cilësor?

A ju pëlqen teksti? Ndajeni me miqtë tuaj.

Kontaktoni tani
1
Përshendetje!
Faleminderit që zgjodhët Holding BK Albania!
Si mund t'ju ndihmojmë?