PSE ËSHTË HIDROIZOLIMI AQ I RËNDËSISHËM PARA VENDOSJES SË QERAMIKËS?
PSE ËSHTË HIDROIZOLIMI AQ I RËNDËSISHËM PARA VENDOSJES SË QERAMIKËS?
Kuzhina, banja, bodrumi, tarraca dhe çatia janë ndër pjesët më të ndjeshme të hapësirave banimi ose komerciale.
Izolimet dhe hidroizolimet e vjetra, dëmtimi i tubave të ujit dhe prishja e çatisë ose ulluqeve janë shkaqet më të zakonshme të depërtimit të lagështisë në ambiente, duke shkaktuar paraqitjen e mykut.
Bakteret, kërpudhat dhe erërat e këqija janë diçka që sigurisht ju nuk e dëshironi në shtëpinë apo zyrën tuaj.
Përveç faktit që e prishin pamjen e ambienteve, lagështia dhe myku ndikojnë në shëndetin e banorëve.
Pavarësisht që ndërtojmë një ndërtesë të re ose zgjidhim probleme hidroizolimi në një ndërtesë në përdorim, hapi i parë është të gjejmë zgjidhjen e duhur për projektin. Kur zgjedhim materiale, përveç çmimit, është shumë e rëndësishme kemi parasysh cilësinë dhe qëndrueshmërinë e materialeve që i përdorim.
Linja e produkteve HYDRO siguron mbrojtje të sigurt dhe afatgjatë kundër depërtimit të ujit dhe lagështisë. Sistemi profesional i hidroizolimit ndjek trendet industriale të fundit. Karakterizohet nga veti të shkëlqyeshme të papërshkueshmërisë së ujit dhe një raport të mirë çmim – kualitet.
Pasi kemi mbrojtur ambientet në mënyrë të sigurt dhe afatgjatë nga depërtimi i ujit dhe lagështisë, ne mund t’i dekorojmë në pajtim me nevojat dhe qëllimin e tyre. Sistemi për aplikimin e qeramikës, gurit natyror ose mozaikut të qelqtë nga programi CERAMIC mundëson realizimin e ideve më të guximshme në dyshemetë ose muret e banjave, kuzhinave dhe dhomave të tjera.
Në Qendrën e Trajnimit Bekament ofrohet trajnim profesional për kontraktorët lidhur me aplikimin e duhur të produkteve nga linja HYDRO/CERAMIC.
Ju ftojmë të na vizitoni në rrjetet tona sociale Facebook / Instagram dhe të ndani me ne se cilat janë, sipas mendimit tuaj, avantazhet e një sistemi hidroizolues cilësor?
A ju pëlqen teksti? Ndajeni me miqtë tuaj.